Më 3 maj Kisha përkujton Shën Filipin e Jakun e ‘vogël’ Apostuj./a>
Filipi apostull, nxënës i Gjon Pagëzuesit, ishte njëri ndër nxënësit e parë
që ndjekin Jezusin Zot ( Gjn 1,43). Me prejardhje nga Betsaida, sikur edhe nxënësit
tjerë që asokohe ju bashkuan Jezusit, Filipi duhet të ketë qenë anëtar i një bashkësie
helene, sikur lë të kuptoj emri i tij grek e sikur mund të nxjerrim përfundimin nga
marrëdhëniet që ai pati me paganët (Gjn 12,20-30). Ungjilltarët Mateu, Marku e
Ulka kur flasin për Filipin, shënojnë emrin dhe vendlindjen: Betsaida. Te Gjoni gjejmë
më shumë të dhëna mbi personalitetin e Filipit, për të cilin shënohet se ishte mik
i Natanaelit ( Bartolomeut). Në rrëfimin e shumëzimit të mrekullueshëm të bukëve,
është pikërisht Filipi ia, të cilit Jezusi i bën pyetjen: “Ku do të blejmë bukë, që
këta njerëz të mund të hanë?” Filipi nuk e kupton domethënien e pyetjes së Mësuesit
e, pasi i hedh një sy turmës së mbledhur, përgjigjet: “Dyqind dinarë s’mjaftojnë për
t’i dhënë asnjë thërrime secilit prej tyre!”. Ngathtësia në të menduar e Filipit
bie posaçërisht në sy në njoftimin e fundit ungjillor që kemi për të: në darkën e
mbrame Jezusi u flet apostujve të vet për fshehtësinë e misterit e Trinisë Shenjte.
Filipi i varfër ia prek shkurt: “Zotëri, tregona Atin e na mjafton!” Nuk dimë
se si vijoi jeta e Filipit, ashtu siç nuk kemi asnjë të dhënë mbi vdekjen e tij. Sipas
traditës, thuhet se vdiq i kryqëzuar në Gerapoli, në kohën e perandorit Domician,
ose në kohën e Trajanit, në moshën 87 vjeç. Reliket e tij, së bashku me ato të shën
Jakut të “vogël”, u bartën në Romë e u vendosen në Kishën e Apostujve. Ndoshta për
këtë arsye Kisha i përkujton të dy apostujt në të njëjtën ditë.
Jaku, i
quajtur i ‘vogël’, është njëri prej Dymbëdhjetë Apostujve, bir i Alfeut (Mt 10,3;
Mk 3,18; Lk 6,15) e nga tradita identifikohet si “vëllai i Zotërisë” Jezus ) Mk 6,3;
Mt 13,55), është autori i “Letrës së Jakut”. Dëshmitar i Krishtit të Ngjallë ( 1 Kor
15,7) Jaku pati një vend të privilegjuar në bashkësinë e krishterë të Jerusalemit:
atë e njoftoi Pjetri për lirimin e vet nga burgu që ndodhi në mënyrë të mrekullueshme
nga dora e Zotit ) Vp 12,17); me Jakun vihet në kontakt Pali i kthyer në fe në e Krishtit
(Gal 1,18); Jaku ka një rolë të rëndësishëm në Koncilin Kishtar të Jerusalemit ( Vp
15,13-29). Jaku hyn në skenën e historisë së Kishës si ipeshkëv i Jerusalemit,
pas martirizimit të Jakut të madh apostull, në vitin 42 dhe pas largimit të shën Pjetrit
apostull nga Jerusalemi. Figura e tij bëhet e njohur përmes letrës që u pati drejtuar
të gjitha bashkësive të krishtera. Në këtë letër autorit paraqitet: “Jaku apo Jakobi,
shërbëtori i Hyjit dhe i Jezu Krishtit” (Jk1,1. Pali e mban një ndër shtyllat e Kishës.
Në letrën e tij, Jaku pohon se dijes së njerëzve i vihet përballë dija hyjnore.
Në letrën e tij ka qortime që tingëllojnë aktuale edhe për sot, 2000 vjet pasi u shkrua:
“O ju, të pasur - shkruan Jaku apostull - qani me lot për mjerimin që do t’ju bjerë
mbi kokë...Ja, haku, të cilin ju ua keni ngrënë punëtorëve, që kanë mbjell arat tuaja,
ngre zërin e kërkon gjyq para fronit të Hyjit...” dhe pohimi i njohur i tij mbi fenë
dhe veprat: “Ç’ dobi, o vëllezërit e mi, nëse ndokush thotë se ka fe, në qoftë
se nuk i ka veprat? A thua mund ta shpëtojë vetëm feja? ....Kështu edhe feja: në qoftë
se nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete....feja pa vepra është e pafrytshme...sikurse
trupi ka shpirt është i vdekur, kështu edhe feja pa vepra është e vdekur. (Jak 2,14-26).
Sipas të dhënave që vijnë nga historiani hebre, Jozef Flavio, shën Jaku vdiq martir,
i mbytur me gurë ndërmjet viteve 61-62 pas Krishtit nga kryeprifti Anani II, që përfitoi
nga vdekja e prokurorit Festo, për ta zhdukur ipeshkvin e Jerusalemit.